VIDEOLAJM/ Me dy granata në dorë, ushtari rus kërcënon ukrainasit

Momenti kur një ushtar rus mbante dy granata në dorë ndërsa ecte mes ukrainasve, duke iu kërkuar atyre që të dorëzoheshin, tashmë është bërë viral.

Pamjet e filmuara në Konotop, tregojnë ushtarakun rus duke mbajtur dy granata mbi kokën e tij teksa kalonte nëpër një turmë qytetarësh ukrainas të tërbuar që bërtisnin 'turp' dhe i kërkonin ushtarit rus 'të mos ecte përreth tyre me granata në duar'.

Ndërsa disa të tjerë u përplasen me ushtarin rus duke mos marrë parasysh rrezikun e shpërthimit të granatave që mbante ai në duart.

Ai thuhet se foli me kryebashkiakun e Konotop, Artem Semenikhin dhe paraqiti një ultimatum - dorëzim ose luftë.  

Semenikhin, duke folur nga qendra e qytetit pasi u larguan ushtarët rusë, dëgjohej duke pyetur banorët se çfarë opsioni dëshironin, për të cilën ukrainasit u përgjigjën: "Të luftojmë, sigurisht". 

Forcat ruse të enjten në mëngjes pushtuan qytetin e parë më të madh në Ukrainë, Kherson - një kryeqytet rajonal me 300,000 banorë në Detin e Zi.