Zoti Schroeder, shpenzojini milionat e Kremlinit për viktimat e luftës

BILD

Gjermanët po e humbasin durimin me mikun e Putinit dhe lobistin e gazit, Gerhard Schroeder, 77 vjeç.

Ish-kancelari nga viti 1998 deri në vitin 2005 nuk është ndarë akoma nga despoti i Kremlinit. Prej vitesh ai jeton me paratë e tij.

Eurodeputeti i CSU, Markus Ferber, bëri thirrje: “Gerhard Schroeder duhet të paguajë milionat që ka marrë nga kompanitë shtetërore të Putinit për viktimat e sulmit rus në Ukrainë”.

Schroeder po kritikohet edhe nga partia e tij, SPD për marrëdhëniet e biznesit me Rusinë. Lideri i SPD, Lars Klingbeil i kërkoi që të heqë heqë dorë nga postat e tij. “Ora po troket,” tha ai.

Kurse senatori i financave i SPD në Hamburg, Andreas Dressel, tha: “Jam thellësisht i zhgënjyer që ai akoma nuk e ka dënuar Putinin dhe nuk ka hequr dorë nga mandatet e tij në bordet e supervizimit”. Dressel kërkon të nisë një debat në lidhje me sanksionet ndaj atyre që përfitojnë nga kompanitë shtetërore ruse.

Eksperti ligjor i CDU, Wilfried Oellers është edhe më i ashpër: “Meqë ish-kancelari tani punon ekskluzivisht si lobist pranë një kompanie të huaj, Kancelaria Federale duhet të ndërpresë çdo pozicion të tij dhe Presidenti i Bundestagut duhet t’i heqë zyrën e tij në parlament”.

Klubi gjerman i Borussia Dortmund e flaku Schroeder të enjten. Ai ishte anëtar nderi aty.