Zyrtarët kinezë i kërkoi Rusisë: Mos e pushto Ukrainën deri sa të ...

Zyrtarët kinezë i kërkuan zyrtarëve rusë që të mos e pushtojnë Ukrainën deri në përfundim të Lojërave Olimpike Dimërore që po mbaheshin në Pekin.

Kështu thuhet në një raport të inteligjencës perëndimore, të publikuar nga New York Times.

Raporti i inteligjencës amerikane tregon se Kina kishte informacione për planet e Rusisë.

SHBA dhe aleatët e përdorin këtë informacion për të përcaktuar se kur mund të niste pushtimin Rusia.

Lojërat Olimpike mbaruan më 20 shkurt dhe presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi trupat që të futen në Ukrainë më 24 shkurt.

Kina, një aleate e Rusisë, nuk e ka kritikuar Putinin në lidhje me luftën, megjithatë nuk e ka mbështetur hapur.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping u takua me presidentin rus, Vladimir Putin më 4 shkurt, por nuk dihet nëse kanë folur për kohën e pushtimit.