Ukrainë/ Kryebashkiaku i Mariupolit: Nuk mund të marrim as të plagosur nga rrugët

Qyteti port i Mariupolit në bregun e Detit të Zi vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme.

Kryebashkiaku i qytetit me anë të një video të publikaur në rrjete social është shprehur:

 “Të plagosurit nuk i marrim dot as nga rrugët, as nga banesat, pasi bombardimet nuk ndalen”.

Ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti përmes të ashtuquajturit "korridori i gjelbër".

Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rus tha se ata do të ndërmarrin "sulme të synuara" kundër qytetit nëse forcat ukrainase atje nuk dorëzohen.