Mister, oligarku rus me origjinë nga Ukraina gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Angli

Goditjen më të madhe nga saksionet të vendosura nga Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës e kanë marrë oligarkët rus.

Ndërkohë që Britania e Madhe shpalli sanksione të reja ndaj Rusisë, oligarku rus me origjinë ukrainase Mikhail Watford është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Surrey, Angli.

Informacione e para të policisë britanike tregojnë se ishte kopshtari që kishte gjetur trupin e oligarkut rus në mëngjes në garazhin e shtëpisë së tij.

Sipas The Sun, policia po e trajton vdekjen e babait të tre fëmijëve si 'të pashpjegueshme', por jo të dyshimtë.

Watfor u vendos në Angli në fillim të viteve 2000 dhe ndryshoi emrin nga Mikhail Tolstosheya në Mikhail Watford.

Watford e bëri pasurinë e tij falë kompanisë së rafinerisë së naftës dhe gazit natyror që zotëronte.

Shtëpia ku jetoi dhe vdiq në të njëjtën kohë Watford konsiderohet si një nga ndërtesat më të shtrenjta në Angli dhe në qytetin Surrey, me një vlerë të përafërt prej 18 milionë paund.

Vdekja e oligarkut rus i ka habitur të gjithë pasi emri i tij nuk kishte hyrë ende në listën e sanksioneve të shpallura nga Boris Johson.

Nisur nga kjo mediat angleze shkruajnë se oligarku rus mund të jetë vrarë për shkak të frikës së sanksioneve apo përfshirjes në listën e vdekjeve që thuhet se është krijuar nga rusët.

Një mik i familjes është shprehur për mediat angleze:

"Gjendja e tij shpirtërore mund të jetë ndikuar nga situata në Ukrainë. Koha e vdekjes së tij dhe pushtimit të Ukrainës me siguri nuk ishte e rastësishme."

 Një tjetër bashkëpunëtor i tha The Sun se vdekja e Watford "ngre pikëpyetje" pas vdekjeve të tjera të dyshimta të shtetasve rusë. 

Mikhail jetonte me bashkëshorten e tij të dytë estoneze, Jane, 41 vjeç, me djalin e tij nga martesa e parë dhe dy fëmijët e tjerë.

Eshtë interesant fakti se emri i Mikhail Watford nuk u përfshi kurrë në faqet e Wikipedia.

Vila ku oligarku rus u gjend i vdekur

Watfor dhe bashkëshortja e tij Jane