Qindra mijë ikin, mijëra strehohen në stacionet e metrove të Kievit - FOTO

Një milion refugjatë kanë ikur nga Ukraina brenda javës që nga pushtimi i Rusisë, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët. "Në vetëm shtatë ditë kemi dëshmuar eksodin e një milion refugjatëve nga Ukraina në vendet fqinje", njoftoi Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët,Filippo Grandi.


Ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, 52 stacionet metro të Kievit dhe tunelet u ndërtuan me qëllimin e dyfishtë për të qarkulluar njerëzit dhe strehuar ata kur të bien bombat.

Tani, ukrainasit po kërkojnë strehim në strehimoret më të thella dhe më të sigurta kundër bombave të kryeqytetit.