Pamje nga shpërthimi i fuqishëm në Kiev në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i madh që dukej si një armë e vogël bërthamore u dëgjua në kryeqytetin ukrainas, Kiev në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pamjet e kryeqytetit ukrainas të filmuara nga një dritare, treguan një shpërthim masiv që ndriçoi qiellin natën.

Banorët e tmerruar iu drejtuan strehimoreve më të afërta.

Qetësia u ndërpre fillimisht nga tingujt e sirenave të sulmit ajror rreth orës 2 të mëngjesit me orën, lokale në lagje të shumta anembanë qytetit, përpara se ndërtesat e tij të ndriçoheshin nga një shpërthim i madh nga një bombë e lëshuar nga forcat pushtuese të Vladimir Putinit. 

Sipas mediave lokale, Kievi nuk ishte i vetmi qytet që u sulmua. 

Kyiv Independent raportoi se alarmet për sulm ajror u lëshuan në rajone të shumta, përfshirë Oblastin e Kievit, Lviv, Zhytomyr, Frankivsk, Chernihiv dhe Odesa.