Macron: S'jemi në luftë me Rusinë, Putin të dorëzojë armët, po përshkallëzon konfliktin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim këtë mbrëmje për situatën në Ukrainë. Macron theksoi se 'ne nuk jemi në luftë me Rusinë'.

Ndër të tjera, ai deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Ukrainës, Volodymy Zelensky dhe atë rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësi i Francës, tha se në kontaktet e vazhdueshme që ka pasur me Putinin, është përpjekur ta bindë atë që të tërhiqet nga sulmet në Ukrainë.

"Jam përpjekur ta bind atë të heqë armët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit."-tha Macron./CNN/