Ministri francez: BE do të marrë masa për kriptovalutat, të ndalojmë Putinin që të shmangë sanksionet

Ministri francez i Financave ka deklaruar këtë mbrëmje se BE-ja do të marrë masa për kriptovalutat në Rusi.

Ky vendim do të merret për të parandaluar Rusinë që të anashkalojë sanksionet ekonomike të vendosura më herët.

"Do punojmë për masa shtesë për të forcuar efektivitetin e këtyre sanksioneve për të shmagur anashkalimin e tyre të vendosura nga 27 vendet anëtare. Do marrim masa për kriptovalutat, të cilat nuk duhen përdorur për të shmangur sanksionet e vendosura nga BE"-tha Le Maire.