'OKB-ja dënoi agresionin rus'/ Zelenskyy: Një koalicion anti-Putin është krijuar! Bota është me ne...

Menjëherë pas votimit të rezolutës nga OKB-ja e cila dënonte dënon pushtimin rus, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy falënderoi vendet në OKB që votuan ‘pro’ dhe bën thirrje për tërheqjen e ushtrisë ruse nga territori i Ukrainës.

Zelenskyy: Lavdëroj miratimin në OKB me një shumicë të paprecedentë votash të rezolutës me një kërkesë të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin tradhtar ndaj Ukrainës. I jam mirënjohës të gjithëve dhe çdo shteti që votoi pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë.

Rezultatet shkatërruese të votimit në OKB për agresorin tregojnë bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona.