‘Pushtimi i Ukrainës’/ Kina ‘respekton’ sovranitetin e një shtetit por refuzon të sanksionojë Rusinë

Kina ka njoftuar se nuk do të konsideronte sanksionimin e Rusisë për pushtimin e Ukrainës dhe tha se do të vazhdojë me "bashkëpunimin normal tregtar".

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një "operacion special ushtarak" javën e kaluar dhe Ukraina ka rezistuar shtatë ditë luftime brutale që kanë rezultuar në vdekjen e afërsisht 2,000 ukrainasve dhe 5,000 ushtarëve rusë, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Në përgjigje të pushtimit vdekjeprurës, SHBA, Kanadaja, Japonia, Australia, Zelanda e Re dhe dhjetëra vende evropiane vendosën sanksione të ashpra ndaj bankave, bizneseve ruse, Putinit dhe anëtarëve të tjerë të elitës së qeverisë dhe shoqërisë ruse.

Por pavarësisht pretendimeve të saj të përsëritura se ajo respekton sovranitetin e një shteti, Kina ka refuzuar të dënojë drejtpërdrejt agresionin rus ose të vendosë sanksione.

“Kina kundërshton me vendosmëri të gjitha sanksionet e njëanshme të paligjshme dhe beson se sanksionet nuk janë kurrë mjete thelbësore efektive për të zgjidhur problemet”, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Webin.

"Ato vetëm do të krijojnë vështirësi serioze për ekonominë dhe jetesën e vendeve përkatëse dhe do të intensifikojnë më tej ndarjen dhe konfrontimin."/ FoxNews/