Rusia rrëzon pretendimet e Ukrainës: Na keni vrarë vetëm 500 ushtarë! 1,597 të tjerë të plagosur

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raporton shifrat e para për viktimat dhe të plagosurit gjatë luftës në Ukrainë. Sipas autoriteteve në Moskë, kanë vdekur 498 ushtarë rusë, ndërsa 1,597 të tjerë janë plagosur.

Këto shfira janë dukshëm më të ulëta se ato që pretendojnë autoritete ukrainase, të cilat më herët thanë se kanë vrarë 5,840 trupa rsue.

Kievi ende nuk ka dhënë shifra për numrin e ushtarëve ukrainas të cilët janë vrarë dhe sa janë të plagosur.

Më herët, shërbimet e urgjencës në Ukrainë konfirmuan se më shumë se 2 mijë civilë dhe 10 nga personeli i urgjencës janë vrarë.