VIDEO/ I lodhur dhe i uritur, ukrainasit i japin për të ngrënë ushtarit rus, përlotet kur telefonon familjen

Të tjera video, lidhur me agresionin rus në Ukrainë, janë publikuar në rrjetet sociale. 

Ushtria ruse në terren po pëson humbje të rënda, mbi 6 mijë ushtarë janë vrarë, ndërsa mijëra të tjerë janë vetëdorëzuar. 

Video e fundit që po qarkullon është ajo e një ushtari të ri rus, i cili është kapur rob. 

I lodhur dhe i paushqyer atij i vijnë në ndihmë ukrainasit, ata të cilët për të ishin armiku kur u nis nga vendi i tij.

Ai lejohet të telefonojë familjen e tij, ndërsa përlotet.