FOTOLAJM/ Materniteti në Kiev strehon gratë shtatzëna nëntokë

Teksa Kievi është i rrethuar nga forcat ushtarake ruse, autoritetet në kryeqytet i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda në banesat e tyre dhe mundësisht nëntokë.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga BBC, një mternitet në Kiev e ka kthyer bodrumin në një pavion mjekësor për gratë shtatzëna.

Pamjet tregojnë qartë gratë të cilat janë në pritje të bebeve të tyre dhe disa nga banorët më të rinj të Kievit, janë strehuar në bodrumin e spitalit.