Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin kundër qytetarëve ukrainas
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë pezulluar përkohësisht heqjen e vizave për qytetarët ukrainas, raporton Reuters.
Ambasada e Ukrainës në kryeqytetin Abu Dhabi njoftoi pezullimin e vizave në faqen e saj në Facebook pa dhënë një arsye. Lajmin e konfirmoi më vonë një zyrtar i ambasadës.