Flamuri ukrainas hiqet nga ambasada në Moskë

Flamuri ukrainas është larguar nga ambasada e këtij vendi në Moskë, të paktën kështu raporton agjencia ruse e lajmeve RIA.

Sipas RIA, nga kjo shtëpi që dikur shërbente si ambasadë e Ukrainës në Rusi, është larguar edhe logoja në dyert e saj.

E Ukraina ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Rusinë gjatë 24 shkurtit, pasi Moska në krye me Vladimir Putinin urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Në anën tjetër situata në Ukrainë është duke u përshkallëzuar, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.