Media ukrainase: Rusia dëshiron të rivendosë ish-presidenit pro-rus Yanukovych

Ish-presidenti pro-rus ukrainas Viktor Yanukovych, i rrëzuar pas protestave në sheshin Maidan në vitin 2014, ndodhet aktualisht në Minsk, Bjellorusi. 

Sipas gazetës online Ukrainska Pravda, e cila citon një burim të inteligjencës së Kievit, Kremlini po përgatit një operacion special për ta kthyer ish-presidentin në Ukrainë ose për të publikuar një apel në emër të tij për popullin ukrainas në të ardhmen e afërt .