Kremlini: Gati të vazhdojmë bisedimet sot. Nuk thuhet vendi i takimit

Kremlini ka njoftuar se delegacioni rus është gati të vazhdojë bisedimet e armëpushimit me Ukrainën pasi pushtimi i Moskës në vendin properëndimor hyn në ditën e shtatë.

Delegacioni rus do të mbërrijë sot pasdite vonë për bisedime me përfaqësuesit e Ukrainës. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, sipas TASS.

“Delegacioni ynë do të jetë atje në orët e vona të pasdites dhe do të jetë i gatshëm për të vazhduar bisedën sonte”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit refuzoi të sqarojë vendin e takimit, por tha se presidenti rus Vladimir Putin ka në agjendën e tij sot disa telefonata me liderë ndërkombëtarë.

“Si dje, ai ka disa telefonata të ndryshme ndërkombëtare sot; në mëngjes dhe mbrëmje. Ne do t’ju tregojmë për to,” tha Peskov për shtypin.