‘Prag-katastrofe bërthamore’/ Ukraina: Rrezikohet një ‘Çernobil i ri’

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia po tenton që të zhdukë Ukrainën dhe popullin e saj.

Teksa ai po fliste, trupat ukrainase po ngrinin barrikada për të mbrojtur qytetin Zaporizhia, ku ndodhet centrali bërthamor më i madh.

Një këshilltar i ministrisë së Brendshme të Ukrainës paralajmëroi gjeneralët që të mos sulmojnë këtë qytet pasi rrezikohet një ‘Çernobil i ri’.

“Për shkak të çmendurisë së Putinit, Europa është sërish në prag të një katastrofe bërthamore,” tha Anton Gerashchenko. “Qyteti ku ndodhet impianti më i madh bërthamor në Europë po përgatitet për betejë me pushtuesit”.

“Një aksident mund të ndodhë si në centralin e Çernobilit apo atë të Fukushinës. Gjeneralë rusë- mendojeni sërish! Radioaktiviteti nuk njeh kombësi, nuk kursen askënd”.