Tronditet Kina/ Japonia: Të marrim armë bërthamore nga SHBA
Kina reagoi me zemërim pas thirrjeve të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, që Tokio të marrë në konsideratë marrjen e armëve bërthamore nga SHBA.
Abe është një figurë me shumë ndikim në Japoni dhe gjatë qeverisjes së tij, buxheti për mbrojtjen ishte në nivele rekord.
Reagimi i tij erdhi pasi pushtimit rus të Ukrainës. Kremlini i ka bërë thirrje SHBA që të largojë armët e saj bërthamore nga Europa.
“Në NATO, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Italia mbajnë armët bërthamore të amerikanëve. Ne duhet të kuptojmë se si ruhet siguria në mbarë botën dhe të mos e konsiderojmë tabu hapjen e këtij diskutimi,” tha Abe.
“Ne duhet të shqyrtojmë qartësisht opsionet e ndryshme kur flasim se si mund të mbrojmë Japoninë,” shtoi ai.
Japonia është i vetmi vend që është sulmuar me armë bërthamore. Ajo prej dekadash i përmbahet parimit për të mos prodhuar apo mbajtur armë bërthamore në territorin e saj. Japonia është pjesë e mbrojtjes bërthamore të SHBA.
Mediat shtetërore kineze thanë se deklaratat e Abe janë një rrezik shumë i madh.