", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/02/auto_-640-0-936472ce893cf0eefbb27cc299fd75c51646212556.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

‘Kush braktis ushtrinë ruse, do të marrë azil’/ Gazetari gjerman zbulon diskutimet e zyrtarëve të BE-së

Bashkimi Europian po diskuton për një ofertë për ushtarët rusë, të cilët vetëdorëzohen. Gazetari i "The New Stateman", Jeremy Cliffe ka publikuar në rrjetin e tij social Twitter, një dokument sipas të cilit, BE po diskuton për t’i ofruar ushtarëve rusë që vetëdorëzohen, azil politik.

Sipas tij, BE kërkon që t’i ofrojë të gjithë personave që duan të braktisin ushtrinë ruse, azil por në kushtin që nuk ka kryer asnjë krim lufte.

“Zyrtarët e Bashkimit Europian po marrin në konsideratë të ofrojnë azil dhe status refugjati për të gjithë ata që duan të braktisin ushtrinë ruse, përsa kohë nuk kanë kryer asnjë krim lufte” – shkruan Cliffe në Twitter.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, u ka thënë ushtarëve rusë se nëse ulin armët, për ta do të ketë amnisti të plotë dhe kompensim financiar.