", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/02/auto_a51646212978.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Lufta në Ukrainë/ Gafa e Joe Biden lë pa fjalë edhe Kamala Harris

Pushtimi rus i Ukrainës ishte një nga çështjet kryesore të ngritura nga presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalimit të tij në Kongresin Amerikan. Biden e cilësoi presidentin rus Vladimir Putin diktator dhe lavdëroi trimërinë e popullit ukrainas dhe liderin e tij Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij.

Mirëpo një lapsus i presidentit amerikan ka habitur shumë njerëz që ndiqnin fjalimin e tij. Ai gjatë fjalimit ngatërroi popullin ukrainas me atë iranian.

"Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të pushtojë zemrat dhe shpirtrat e popullit iranian," tha ai.

Ky lapsus ngriu dhe nënpresidenten e Amerikës, Kamala Harris.