Korridor humanitar për shtetasit grekë nga Mariupoli i Ukrainës

Athinë - Një korridor humanitar do të hapet të mërkurën për evakuimin e shtetasve grekë nga qyteti port ukrainas i Mariupolit, ndërkohë që vazhdon pushtimi rus i ish-republikës sovjetike.

Shtypi grek njofton se kolona është planifikuar të udhëtojë nga Mariupol për në rajonin juglindor  Zaporizhzhya të Ukrainës përpara se të kalojë kufirin për në Moldavi.

Konsulli i Përgjithshëm grek Manolis Andoulakis do të qëndrojë në Mariupol, zemra e komunitetit etnik grek që daton që në shekullin e 18-të.

Të paktën 10 grekë etnikë vdiqën nga sulmet ajrore ruse afër Mariupolit muajin e kaluar.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbrojti të martën vendimin e Greqisë për të qëndruar pranë Ukrainës së bashku me aleatët e saj perëndimorë në emër të "demokracisë dhe lirisë".

Gjithashtu të martën, Ministri i Mbrojtjes Civile Takis Theodorikakos tha se hyrja e refugjatëve ukrainas në Greqi do të lehtësohet në bashkëpunim të ngushtë me ambasadën ukrainase.