BBC: Pse marrja e qytetit të Khersonit do të ishte fitore e madhe për Rusinë

Nëse konfirmohet, dhe deri më tani kemi vetëm ministrinë ruse të mbrojtjes që e thotë, kapja e qytetit jugor të Kherson me pothuajse 300,000 banorë do të ishte një fitore e madhe për ushtrinë ruse, shkruan BBC.

Do të ishte qyteti më i madh që do të binte në duart e Rusisë dhe strategjikisht do të ishte një bazë jetike për ushtrinë, pasi ajo kërkon të shtyhet më tej në brendësi dhe në perëndim përgjatë bregdetit deri në qytetin e madh port të Odesës. Kherson është në vetvete një port i rëndësishëm i Detit të Zi dhe një qendër industriale.

Të kontrollosh Kherson do të thotë të kontrollosh gjithashtu një burim të madh uji. Ukraina e përmbyti kanalin e Krimesë së Veriut pasi Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë, kështu që shumica e furnizimit me ujë të freskët në Krime u ndërpre, duke shkaktuar mungesë uji në rajonin e aneksuar.

Një nga objektivat e para të pushtimit ushtarak të Rusisë ishte zhbllokimi i asaj rruge ujore dhe rivendosja e furnizimit me ujë në Krime.

Automjetet ruse hynë në qendër të qytetit Kherson gjatë natës. Kryebashkiaku Igor Kolyikhayev tha këtë mëngjes se qyteti kishte nevojë për një mrekulli.