FOTOLAJM/ Tani Putini ka nisur të arrestojë edhe fëmijët në Rusi?

Në Rusi kanë nisur protestat kundër Vladimir Putin, edhe pse media atje censuron çdo informacion në këtë drejtim.

Një politikan i opozitës ruse ka shpërndarë disa foto prekëse, ku duken disa fëmijë që janë ndaluar pasi kanë marrë pjesë në protestat kundër luftës.

Pavarësisht se Putin nuk i toleron protestat, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë, ndërsa 7 mijë janë arrestuar.

Sipas fotove të shpërndara nga politikani opozitar Ilya Yashin, shihen fëmijët e ndaluar në një furgon policie dhe më pas në ambientet e komisariateve.

Një vajzë shihet duke mbajtur një shenjë ku lexohet: Jo luftë.