Negociatat/ Shtyhen bisedimet Ukrainë- Rusi

Agjencia ruse Tass njofton se takimi mes përfaqësuesve të Kievit dhe Moskës është shtyrë. 

Sipas lajmit në fjalë, takimi i dytë negociator i planifikuar për sot është shtyrë në një datë të pacaktuar.

Ndërsa një burim i intervistuar nga agjencia e lajmeve Interfax, i cili dhe ky konfirmoi që ky takim nuk do të zhvillohet sot, është shprehur:

''Ky takim ka shumë të ngjarë të ndodhë në fund të javës. Mund të jetë afër ditës së premte nëse pala ukrainase do të japë një përgjigje pozitive sot dhe nesër’ .