Markat botërore të teknologjisë ndërpresin marrëdhëniet me Rusinë, Putin nën izolim

Kompanitë më të njohura amerikane si Apple, Google, Ford, Harley-Davidson dhe Exxon Mobil kanë ndërprerë përkohësisht bashkëpunimin me kompanitë ruse, duke dënuar ashpër invazionin në Ukrainë.

Apple tha se ka pezulluar shitjet e telefonave iPhone dhe produkteve të saj të tjera në Rusi, duke shtuar se ka ndryshuar edhe aplikacionin e saj të hartës, për të mbrojtur civilët në Ukrainë.  Ata që shkojnë në versionin rus të Apple Store në internet shohin formulimin “aktualisht nuk disponohet” në të gjitha produktet.

Edhe Google ka përjashtuar botuesit shtetërore rusë nga çdo lajm i saj ndërsa Ford Motor tha se zyrtarisht ka ndërprerë çdo marrëdhënie me prodhuesit e saj rusë.