‘Nëna ruse! Shikoni bijtë tuaj, të cilët u dërguan për të vrarë ukrainasit, në tokën tonë!’

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës i ka drejtuar një thirrje sot nënave në Rusi, djemtë e të cilave janë dërguar nga Presidenti Vladimir Putin për të vrarë popullin e Ukrainës dhe pushtuar Ukrainën: "Nëna ruse! Shikoni djemtë tuaj që u dërguan për të vrarë ukrainasit në tokën tonë ..."

Fotografitë e ushtarëve rusë të kapur rob, disa dhe të plagosur janë shpërndarë nga Shtabi ukrainas bashkë me thirrjen.

Nga ana tjetër, edhe një faqe e posaçme në internet është hapur për të informuar jo vetëm mbi ushtarët që janë kapur, por dhe ata që kanë vdekur në tokën ukrainase, pjesë kjo e fushatës së sensibilizimit të opinionit të gjerë për krimet e luftës që po kryen Putin.