OKB: Të paktën 136 të vdekur në Ukrainë përfshirë dhe 13 fëmijë

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Trembëdhjetë fëmijë besohet të jenë në mesin e të vdekurve.

Por Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Throssell tha se shumica e viktimave erdhën si rezultat i bombardimeve të rënda të artilerisë, sulmeve ajrore dhe eksplozivëve të tjerë me ndikim të gjerë.

OKB tha gjithashtu se rreth 400 njerëz janë plagosur në luftimet deri tani.

Megjithatë, shifrat e publikuara nga qeveria e Ukrainës është:  352 civilë të vrarë dhe 1,684 të plagosur.