Zyrtarët rusë ‘kërcënojnë’: Bllokojmë Wikipedian, zhdukim lajmet rreth pushtimit të Ukrainës

Zyrtarët rusë kanë kërcënuar se do të bllokojnë Wikipedia-n pas publikimit të një artikulli rreth pushtimit rus të Ukrainës.

“Roskomnadzor”, agjencia ruse e monitorimit të mediave, po kërcënon të ndalojë faqen e internetit në të gjithë vendin për një artikull të titulluar “Pushtimi rus i Ukrainës në 2022”.

Po ashtu agjencia po akuzon Wikipedia-n për “informacion të shpërndarë në mënyrë të paligjshme” në lidhje me ushtrinë ruse, viktimat civile ukrainase dhe rrëmbimet bankare.