‘Agresioni mbi Ukrainën’/ Bashkimi Europian përjashtohen 7 banka ruse nga sistemi SWIFT

Këtë të martë, Bashkimi Europian mori vendim që të përjashtojë shtatë banka ruse nga sistemi i transaksioneve ndërkombëtare SWIFT.

Ky vendimi i dakordësuar nga ambasadorët e BE-së mbrëmjen e kësaj të marte, njofton se mes bankave të përjashtuara, është Sberbank PJSC si dhe një bankë e cila zotërohet pjesërisht nga kompania Gazprom.

Institucionet bankare që do të përjashtohen janë Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank PJSC, Sovcombank PJSC dhe VEB.RF.

Disa shtete kanë kërkuar me ngulm që nga SWIFT të përjashtohen më shumë banka nga ky sistem.