Merkel vidhet në supermarket, edhe pse me truprojë

Njihej thjeshtësia e Merkelit që shkonte e blinte vetë në supermarket. Por kjo ka edhe rreziqe.

Para pak ditësh ish-kancelarja Merkel u vodh në një supermarket të Berlinit, megjithëse kishte edhe një truprojë me vete.

Policia nuk përmendi emrin, por tha vetëm se ka një denoncim për vjedhje të një gruaje 67-vjeçare.

As zyra e ish-kancelares nuk bëri njoftim. Duket se Merkelit i janë vjedhur letërnjoftimi, patenta, karta e kreditit dhe kartëmonedha.