Johnson mbërrin në Poloni, gazetarja shpërthen në lot: Ndërhyni, shpëtoni fëmijët! Lufta e III Botërore ka filluar

Kryeministri britanik Boris Johnson u qortua sot nga aktivistja ukrainase Daria Kaleniuk, e cila u përlot live për dështimin e perëndimit për t'i mbrojtur ata nga Vladimir Putin 'barbar'.

Në konferencën për shtyp që zhvilloi pasi mbërriti në Poloni, kryeministri u akuzua se kishte 'frikë' për të mbrojtur njerëzit dhe se gratë dhe fëmijët "po e merrnin goditjen" sepse NATO nuk do të zbatonte një zonë ndalim-fluturimi ndaj Rusisë.

"Ju nuk do të vini në Kryeministrinë e Kievit... sepse keni frikë," tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo kishte "tashmë nisur".

I gjendur në siklet, Johnson u përgjigj se po bënte atë që mundej, por 'nuk mund të pretendojë' se Perëndimi do të ndërhyjë ushtarakisht.

“Fatkeqësisht, implikimi i Mbretërisë së Bashkuar që të angazhohej në rrëzimin e avionëve rusë, e dhe të përfshihej në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë, kjo nuk është diçka që ne mund ta bëjmë”, tha ai.

Johnson akuzoi Putinin për përdorimin e 'taktikave barbare dhe pa dallim' kundër civilëve të pafajshëm ukrainas dhe paralajmëroi se bota po dëshmonte një 'katastrofë të shpalosur'./ Dailymail/