VIDEO e frikshme/ Rusia shkatërron edhe memorialin e Holokaustit

Rusia është kritikuar për ‘barbarizëm’ pasi bombardoi një memorial të Holokaustit në Kiev. Teksa e ka sulmuar Ukrainën me pretendimin se do të zhdukë nazizmin, Rusia bombardoi memorialin më të rëndësishëm hebre.

Memoriali Babyn Yar gjendet aty ku është kryer një prej masakrave më të mëdha kundër hebrenjve. Memoriali ndodhet shumë pranë kullës televizive që u godit me raketa.

Sipas Daily Mail, raketa e parë goditi kullën, kurse raketa e dytë goditi memorialin ku u vranë 34 mijë hebrenj nga forcat naziste.

Të paktën 5 persona u vranë gjatë këtij sulmi, ndërkohë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky reagoi me një mesazh.

“Për botën: çfarë kuptimi ka të thuhet ‘kurrë më’ për 80 vite, nëse bota hesht kur një bombë bie në të njëjtin vend në Babyn Yar? Të paktën 5 të vrarë. Historia po përsëritet”.

Kurse ministria e Jashtme ukrainase shkroi: “Rusia =barbarizëm”.