‘Nuk është një film’/ Zelensky apel Biden për Rusinë: Unë nuk jam ikonë. Ukraina është ikonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që të japë një mesazh të fortë dhe "të dobishëm" në lidhje me pushtimin rus, në fjalën së tij që pritet të mbajë para Kongesit.

Në një intervistë të rallë ekskluzive me CNN dhe Reuters nga bunkeri në Kiev në të cilin ai ndodhet, duke udhëhequr përgjigjen e ushtrisë së tij, Zelensky tha se për sa kohë që sulmet e Moskës ndaj qyteteve ukrainase vazhdojnë, pak përparim mund të bëhet në bisedimet midis dy kombeve.

"Duhet të flisni para së gjithash. Të gjithë duhet të ndalojnë së luftuari dhe të kthehen në atë pikë nga ku filloi pesë apo gjashtë ditë më parë," iu drejtua Zelensky homologut Biden.

"Unë mendoj se ka gjëra kryesore që mund të bësh... Nëse e bën këtë, dhe ajo palë e bën këtë, do të thotë se ata janë gati për paqe. Nëse ata (nuk janë) gati, do të thotë se thjesht po humbisni kohë."

I pyetur nëse mendon se Ukraina po humbiste kohën duke biseduar me Rusinë, ai tha: "Do të shohim". Zyrtarët nga të dy vendet u takuan për herë të parë të hënën që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar.

Zelensky ka tërhequr lëvdata globale për reagimin e tij ndaj pushtimit, pasi ka refuzuar ofertat për t'u evakuuar dhe në vend të kësaj ka dërguar mesazhe të shpeshta për ukrainasit pasi Kievi është nën sulmin rus.

Më herët të martën ai mori një ovacion të fortë për një fjalim emocional në Parlamentin Evropian përmes lidhjes video, duke u thënë delegatëve: "Ne po luftojmë për jetën tonë".

I pyetur nga CNN për transformimin e tij nga aktor komik në lider me famë botërore të kohës së luftës, Zelensky u përgjigj: "Është shumë serioze, nuk është një film... Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë".

“Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh se Ukraina është diçka e veçantë për këtë botë”, shtoi ai. "Kjo është arsyeja pse bota nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë."