'Trupat ruse kanë ngecur në veri të Kievit, pa ushqim dhe gaz! Një pjesë e mirë rekrutë të patrajnuar'

Forcat luftarake ruse në veri të Kievit nuk kanë avancuar që nga e hëna dhe kanë mbetur pa ushqim dhe gaz, tha të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Më shumë se 80% e fuqisë luftarake ruse tani është brenda Ukrainës.

Ngecja në veri të Kievit është pjesërisht për shkak të rezistencës së ashpër të Ukrainës dhe "problemeve të karburantit dhe mbështetjes". Mungesa e përparimit mund të jetë gjithashtu rezultat i rigrupimit të Rusisë, rimendimit ose rivlerësimit të strategjisë së saj, shtoi zyrtari.

Një "numër i konsiderueshëm" i trupave ruse janë rekrutët, tha zyrtari, duke i përshkruar ata si "burra shumë të rinj të thirrur në shërbim", të cilët mund të mos kenë qenë plotësisht të trajnuar ose të vetëdijshëm se do të merrnin pjesë në operacione luftarake.

Shtetet e Bashkuara po marrin indikacione se morali po dobësohet në disa prej këtyre njësive, shtoi zyrtari i mbrojtjes.

Por Rusia ka bërë disa pëparime në pjesën jugore të Ukrainës pasi pushtoi Malitopol dhe Berdyansk./ FoxNews/