VIDEO/ Momenti kur Rusia sulmon kullën televizive në Kiev, raportohet për 5 viktima

Pesë persona mësohet se kanë gjetur vdekjen pas sulmit rus në kullën televizive të Kievit. Bilanci i viktimave mund të rritet. BBC ka publikuar edhe pamjet nga kulla televizive në kryeqytetin ukrainas.

Tymi dhe flakët shihen qartë ndërsa Kievi është në kaos. Prej 6 ditësh Rusia po sulmon Ukrainën ndërsa duket se s'ka ndërmend të ndalet.

Dje palët dialoguan në kufi me Bjellorusinë por nuk u gjet asnjë zgjidhje. Pas përfundimit të bisedimeve, Rusia goditi tre herë Kievin.

Ky lajm u bë me dije nga gazetari i La Stampas në Kiev për emisionin Task Force në Syri Tv. 

Sipas gazetarit Roberto Travan, civilët u sulmuan tre herë nga forcat ushtarake ruse.