Policia daneze në këmbë për një kangur!

Policia në Danimarkën juglindore bëri thirrje të hënën për ndihmë publike për të gjurmuar atë që dukej të ishte një kangur që u filmua duke kërcyer nëpër një fushë.

Policia tha në Facebook se një shofer pa marsupialin "duke kërcyer" pranë Øster Ulslev, një fshat 16 kilometra (10 milje) nga qyteti port i Rødbyhavn, ku tragetet lidhen me Gjermaninë veriore.

Ata thanë se shoferi, të cilin ata nuk e identifikuan fotografoi kafshën.

Mirëpo, askush nuk ka raportuar një kangur të zhdukur.

Policia e Zelandës së Jugut dhe e Lolland-Falster kërkuan që çdo pamje ose informacion mbi vendndodhjen e kafshës të raportohej duke përdorur numrin jo të urgjencës 114.

Kafsha nuk konsiderohet të jetë e rrezikshme.

Pavarësisht se kangurët nuk janë të zakonshëm në Evropën veriore, është hera e dytë që i njëjti distrikt policor kërkon ndihmë për të gjetur një të tillë: në vitin 2014, një kangur u arratis nga një fermë private kafshësh në të njëjtën zonë.

Dhe në korrik 2018, një kangur ishte në arrati diku tjetër në Danimarkë për gjysmë dite përpara se pronari i tij ta gjente.