VIDEO/ Kapet rob një tjetër ushtar rus: Na thanë se Zelensky është dorëzuar!

Një tjetër ushtar rus është zënë rob nga trupat ukrainase. Në rrëfimin para ushtarëve ukrainas, ai ka rrëfyer se iu ishte dhënë urdhër që të merrnin Kievin pasi presidenti Zelensky kishte nënshkruar një dekret dorëzimi.

“Na u tha se Zelensky kishte nënshkruar tashmë një dekret për dorëzim! Dhe ju duhet të shkoni në Kiev, të merrni kontrollin dhe të ktheheni”, thotë ushtari rus, i cili tashmë është i burgosur i ushtrisë ukrainase.

Para se të shfaqej në videon e Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Poltava, ai ishte pjesë e një kolone prej 100 tankesh.

Nga ana e tyre ukrainasit shprehen kolona ruse është thyer dhe ushtarët rusë janë zënë robër.

Autoritetet ukrainase shtojnë se kjo është një histori demonstrative për të gjithë ata që “do të vijnë në tokën tonë me luftë!”.