Përkthyesi I BE-së mbytet përlotet teksa Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit me ovacione të vazhdueshme nga diplomatët teksa iu drejtua Parlamentit Evropian, duke u thënë të pranishmëve se vendi i tij "po lufton për mbijetesë".

"Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë," tha Zelensky, ndërsa përkthyesi i BE-së i gjuhës angleze përlotet. 

"Ne dëshirojmë t'i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë."

"Ne po luftojmë për jetën tonë... Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë," tha Zelensky.

"Por ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës," shtoi ai. "Unë besoj se sot ne po u tregojmë të gjithëve se kjo është pikërisht ajo që jemi."