Putini po ecën mbi trupa fëmijësh

Këto pamje që mezi shihen dhe përballohen dëshmojnë se kryekomandanti i Kremlinit po ecën mbi kufoma fëmijësh!

BILD

Agresioni i tmerrshëm luftarak i Putinit po prek edhe popullsinë civile! Sipas Minitrisë së Shëndetësisë së Ukrainës, 352 civilë kanë vdekur nga sulmet deri më tani- mes tyre të paktën 16 fëmijë! Fatet e tyre të thyejnë zemrën.

►Një reporter i Associated Press dëshmoi se si mjekët po luftonin për të mbajtur në jetë një vogëlushe 6-vjeçare në qytetin-port Mariupol. Vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ishte goditur gjatë një bombardimi të ushtrisë ruse. Streçet e saj me njëbrirësh janë plot me njolla gjaku. Babai i saj, i plagosur në kokë, e dërgoi deri te mjekët.

Këta të fundit tentuan gjithçka, i vendosën një maskë oksigjeni, i bënë injeksion, tentuan ta ringjallin me defibrilator. Një infermiere shihet duke qarë, mamaja e dëshpëruar qëndron para derës me duart e përgjakura, duke u dridhur, e frikësuar dhe duke shpresuar.

Më kot.

Vajza nuk mundi të shpëtohet. Mjekët e mbuluan me xhaketën e saj rozë. Një mjek bërtet me zemërim: Tregojani këtë Putinit. Këta sy fëmije!

►Polina nga Kievi ishte nxënëse e klasës së katërt në shkollën 24. Në Facebook ajo pozonte e qeshur para kameras me një rrip lozonjar rozë në flokë.

Sipas medieve britanike, Polina ishte në makinë me familjen e saj të shtunën kur papritmas nisën të shtënat.

Një njësi sabotazhi ruse thuhet se hapi zjarr. Polina u plagos për vdekje, edhe prindërit e saj vdiqën.

Motra dhe vëllai i saj janë të plagosur rëndë në spital.

►Familja e një oficeri policie u largua nga trupat ruse me dy makina pranë qytetit port të Çerson. Edhe ata u gjendën në mesin e një breshërie vdekjeprurëse plumbash.

Sofia e vogël, 6 vjeç, humbi jetën. Edhe Ivani- ai ishte ende foshnje. Gjyshërit Anna dhe Oleg humbën jetën,

Të gjithë fëmijë, të gjitha familje të shkatërruara- Vladimir Putini i ka në ndërgjegjen e tij.