‘Asnjë vend në Evropë s’mund të ndihet i sigurt’, Presidenti lituanez: Nëse Ukraina bie, Rusia do vijë në dyert tona

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda paralajmëroi se asnjë vend në Evropë s’mund të ndihet i sigurt kur bëhet fjalë për presidentin rus Vladimir Putin.

“Asnjë vend në Bashkimin Evropian, në Evropë nuk mund të ndihet i sigurt tani. Po, Ukraina është objektivi numër një, por nëse ne nuk do të mbështesim Ukrainën, nëse Ukraina do të bjerë, sigurohuni që ne do të jemi të radhës, se Rusia do vijë në dyert tona”, tha Nauseda për CNN kur u pyet nëse Putini mund ta kthejë vëmendjen e tij tek shtetet baltike, Lituania, Estonia dhe Letonia.

Të hënën (28 shkurt), Lituania së bashku me Estoninë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Letoninë, Poloninë, Sllovakinë dhe Slloveninë publikuan një letër të hapur duke i kërkuar BE-së që t’i japë menjëherë Ukrainës statusin e vendit kandidat dhe të fillojë negociatat për pranimin e saj zyrtar në union.

I pyetur për mbështetjen e tij për anëtarësimin e Ukrainës në BE, Nauseda tha për CNN se e ndjente si “detyrë morale”.

Anëtarësimi i Ukrainës në BE është një procedurë komplekse dhe aktualisht nuk është një kandidat zyrtar për tu bërë pjesë e unionit.