Qyteti Kharkiv i bombarduar nga ushtria ruse në prag të krizës humanitare

Maria Avdeeva,drejtoreshë kërkimore në grupin e Shoqatës Evropiane të Ekspertëve jeton pranë zyrës së administratës shtetërore në Kharkiv që u godit nga bombardimet ruse, sot.

Ajo tha për BBC se ndërtesa ndodhet në një shesh qendror por është e rrethuar nga universitete, hotele dhe shtëpi.

“Kjo është një zonë banimi pa objekte ushtarake. Trupat ruse kishin synim objektet civile’ është shprehur Avdeeva për BBC.

Maria u shpreh se sulmi pasoi pas një nate me qetësi relative që u kishte dhënë njerëzve një mundësi për të fjetur, pasi u detyruan të kalonin  të hënën duke u fshehu në bodrume nëntokësore për t’i shpëtuar bombardimeve ruse.

Ajo madje kishte frikë se Vladimir Putin mund të planifikonte të bllokonte Kharkivin dhe të fillonte të përdorte civilët si pengje.

"Ka 1.5 milion njerëz në Kharkiv dhe ne jemi në prag të një krize humanitare sepse na mungojnë furnizimet ushqimore, furnizimet mjekësore, të gjitha llojet e nevojave," tha ajo.