Diktatori bjellorus/ A po e lë në baltë Putinin edhe Lukashenko?!

BILD

Kush duhet ta besojë atë?

Diktatori i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, 67 vjeç, mesa duket nuk dëshiron që të dërgojë ushtarët e vendit të tij në luftën e Putinit në Ukrainë- kjo duket si një tjetër gënjeshtër e madhe nga miku i Kremlinit!

Të martën, miku i Putinit pretendoi se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë. Dhe: ndryshe nga të gjitha të dhënat, ai tha se trupat ruse nuk po e sulmojnë Ukrainën fqinje nga territori i saj.

Besueshmëria: zero! Lukashenko e ka gënjyer Perëndimin për vite me radhë, duke injoruar të drejtat e njeriut dhe duke shtrembëruar të vërtetën- përfshi këtu manipulimin e hapur zgjedhor.

Ndërsa Lukashenko lëshon këto pretendime, sipas parlamentit ukrainas, trupat bjelloruse kanë pushtuar territorin ukrainas pranë Çernihivit, në veri të Kievit. Parlamenti bëri të ditur në mëngjes: “Trupat bjelloruse kanë hyrë në rajonin e Çernihivit”.

Kurse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të dielën iu drejtua Bjellorusisë: “Forcat ruse po vijnë drejt nesh nga vendi juaj. Ukraina u bombardua me raketa ruse. Nga vendi juaj po na vriten fëmijët, po na shkatërrohen shtëpitë. Ata po përpiqen që të hedhin në herë gjithçka që gjyshërit dhe baballarët tanë kanë ndërtuar për dekada”.