Kievi nën borë rrit shqetësimet, ndërsa trupat ruse i afrohen kryeqytetit të Ukrainës

Në çdo rrethanë tjetër, do të ishte një pamje e bukur bora e bardhë që mbulon çatitë e Kievit të vjetër. Por për momentin, bora thjesht shton një listë të gjatë shqetësimesh për banorët e kryeqytetit ukrainas, raporton CNN.

Me mijëra njerëz të strehuar në bodrume të pangrohura, parkingje nëntokësore dhe stacione metroje në të gjithë qytetin, ftohja e papritur është shqetësuese. Temperaturat kanë shkuar nën 0 gradë celsius, gjatë dy javëve të fundit në Kiev.

Në ditët para fillimit të pushtimit, qiejt ishin blu dhe qyteti me diell. Disa ditë, të ulur jashtë në diell, xhaketat e dimrit filluan të hiqeshin dhe pranvera dukej pranë.

Por temperaturat filluan të bien gjatë fundjavës dhe tani ka ngrirë në Kiev. Njerëzit kanë kaluar orë të tëra duke pritur në radhë të gjata në dyqanet ushqimore dhe farmacitë në qytet, pasi ato u hapën për herë të parë, pas një shtetrrethimi 36-orësh.

Për momentin, infrastruktura kryesore e qytetit po qëndron në këmbë. Energjia elektrike, ngrohja dhe uji janë të disponueshme, por frika e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve është rritur, pasi një kolonë e gjatë ushtarake ruse është drejt qytetit.