NATO: Nuk do të dërgojmë trupa apo avionë në Ukrainë
NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë apo aeroplanë në hapësirën e saj ajrore”.
Është shprehur Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi nga baza ushtarake Lask në Poloni.
"Aleatët ofrojnë mbështetje ushtarake" për Kievin.
“Ne nuk do të dërgojmë avion në Ukrainë sepse do të ishte ndërhyrje në këtë luftë”, konfirmoi presidenti i Polonisë Andrzej Duda.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i kërkoi gjithashtu Rusisë të ndalojë menjëherë luftën.