VIDEO shokuese/ Ja momenti kur raketa godet ndërtesën qeveritare

Qyteti ukrainas i Kharkiv është sërish shënjestër e sulmeve mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat lokale.

Imazhet televizive tregojnë një shpërthim masiv që mund të jetë nga një raketë ose bombë mbi një ndërtesë, që gazeta “Kyiv Independent” e identifikon si selinë e qeverisë rajonale. Komanda operacionale e Ukrainës thotë se forcat ruse kanë gjuajtur një raketë në ndërtesën e administratës rajonale në Kharkiv.

Sulmi kishte si qëllim vrasjen e guvernatorit të Kharkiv dhe ekipin e tij që drejtonte mbrojtjen e qytetit, i dyti më i madh në Ukrainë, thotë Kievi. Banorët thonë se Kharkiv u shënjestrua sërish mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm.

Video tregon një shpërthim masiv në godinën që goditet drejtpërdrejt. Në atë moment po kalonin disa makina civile.