Pas nisjes së luftës në Ukrainë/ Finlanda do të diskutojë sot për anëtarësimin e vendit në NATO

Finlanda së shpejti do të fillojë një diskutim parlamentar për anëtarësimin në NATO.

Kështu raportojnë mediat e huaja si “Nexta dhe “politico.eu” bëhet me dije se partitë politike finlandeze do të mblidhen sot për të diskutuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si dhe për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës në NATO.

Aleanca tha se Finlanda mund të pranohet brenda 24 orëve pas miratimit parlamentar. Një  sondazh  nga kompania finlandeze e transmetimit Yle zbuloi se 53% e finlandezëve mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në NATO.

Kujtojmë që Rusia pak ditë më parë kërcënoi duke thënë se Suedia dhe Finlanda nuk duhet të anëtarësohen në NATO, përndryshe do të përballen me pasoja të rënda ushtarake dhe politike.

“Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së në kapacitetin e tyre kombëtar, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë riafirmuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së të tjerëve.

Natyrisht, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake siç e kuptoni mirë, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike, të cilat do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reagimi”, tha Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova pak ditë më parë.