Bodrumi i spitalit të Kievit improvizohet si repart pediatrie - FOTO

Janë shfaqur imazhe të fëmijëve - disa prej të cilëve janë pacientë me kancer - të cilët po trajtohen në bodrumin e një spitali në Kiev.

Raportet thonë se bodrumi duhej të shndërrohej në një strehë të improvizuar për bomba dhe departament pediatrik, në mënyrë që të shmangeshin granatimet nga forcat ushtarake ruse.

Një fëmijë që trajtohet për leuçemi përqafon babanë e tij ndërsa ecin nëpër korridoret e bodrumit
 
Një doktoreshë flet në telefon ndërsa qëndron e rrethuar nga krevate fëmijësh në qendrën e pediatrisë
 
Gratë kujdesen për foshnjat e tyre në qendrën e pediatrisë
 
Një infermiere kontrollon një foshnjë të sjellë në qendër për trajtim
 
Pacientët e vegjël me kancer mbajnë letra me fjalët "jo luftë" të shkruara mbi to