Ukraina do të shesë ‘bono lufte’ për të financuar forcat e armatosura

Qeveria e Ukrainës po planifikon të shesë ‘bono lufte’ duke filluar nga sot për të paguar forcat e saj të armatosura, teksa ata po luftojnë për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus.

Njoftimi vjen pas një ‘rrëshqitje’ të çmimeve të obligacioneve ekzistuese të Ukrainës.

Ministria e Financave e Ukrainës gjithashtu iu bërë të ditur investitorëve ndërkombëtar se nuk do të mund të paguajë borxhet e saj ekzistuese.

Në një postim në Twitter ministria shkroi:

 "Në kohën e agresionit ushtarak të Federatës Ruse, Ministria e Financave u ofron qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve të huaj të mbështesin buxhetin e Ukrainës duke investuar në bono qeveritare ushtarake".

''Të ardhurat nga obligacionet do të përdoren për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës," shtoi ministria.

Gjithashtu kjo ministri deklaroi se çdo obligacion njëvjeçar do të kishte një vlerë nominale prej 1,000 hryvnia ukrainase (24,80 £ ose 33,27 dollarë) me normën e interesit të ofruar që do të “përcaktohen në ankand”.

Njoftimi erdhi pasi rubla ruse ra me pothuajse 30% kundrejt dollarit amerikan, ndërsa obigacionet e saj ndërkombëtare u goditën rëndë nga sankisonet e vendosura nga Perëndimi dhe SHBA.

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj sanksioneve me një urdhër që ndalon qytetarët të transferojnë para jashtë Rusisë, duke përfshirë dhe pagesat e borxhit.

Ndërkohë, bursa e Moskës, e cila pati humbje të mëdha javën e kaluar, do të mbyllet për të dytën ditë radhazi.